Kryeministri Edi Rama njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, në çeljen e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit sot në Kavajë, tha se, “nuk gjendet shtëpia duke ecur mbrapsht. Ndaj të ecim vetëm përpara”.

Rama ndau në rrjetet sociale momente nga bashkëbisedimi me qytetarët e Kavajës, të cilëve u tha se, “provoni të shkoni në shtëpi duke ecur mbrapsht, nuk do të vazhdoni gjatë”.

“Sa do të mund të vazhdojmë kështu duke ecur mbrapsht”. Duke ecur mbrapsht e gjen dot shtëpinë?  Vështirë e ke dhe po e gjete nuk ka shans të arrish pa u rrëzuar rrugës. Kështu që mbrapsht në asnjë mënyrë, të ecim vetëm përpara”, tha Rama.

Ai theksoi se, nuk e kam problemin me ju që keni ardhur këtu përpara. “Unë po flas për ata të tjerët”, tha Rama.