Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka 7 taksa për çmimin e naftës në Shqipëri.

Rama gjithashtu u shpreh se vendet e tjera me të cilat krahasohen çmimet e naftës i kanë taksat jashtë çmimit, por për xhepin e drejtuesve të makinave nuk ndryshon gjë.

I pyetur në Facebook nga një qytetar se, “pse nuk i pyet këta 71.923 qytetarë në anketim në rast se duan apo jo t’u reduktosh disa nga 7 taksat e përfshira në çmimin e naftës?”, Rama u përgjigj se, “nuk ka 7 taksa në çmimin e naftës e para dhe e dyta, vendet e tjera me të cilat krahasojnë çmimet ata që flasin për taksat, ato taksa i kanë jashtë çmimit, dmth o i paguan kur nget makinën, o i paguan edhe po s’e ngave makinën, mjafton të kesh makinë! Kështu që nuk do ndryshonte gjë për xhepin e drejtuesve të automjeteve, sepse ato detyrime në një mënyre a një tjetër nuk hiqen”.