ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto me momente nga puna në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit në disa qytete të vendit.

Kreu i qeverisë u shpreh se, “pavarësisht javës tejet shqetësuese prej pasojave të luftës në Ukrainë mbi çmimet, angazhimi për zbatimin e Planit Kombëtar të Pastrimit nuk ka reshtur asnjë ditë”.

Rama ndau momente nga pastrimi në Bulqizë, Durrës, Librazhd, Sarandë, Selenicë, Elbasan, Kukës, Krujë, Pukë, Mallakastër, Kavajë, Roskovec, Gjirokastër, Patos, Mat, Klos dhe Tepelenë.

Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.