Kryeministri Edi Rama ndau sot një tjetër foto, që dëshmon dhimbjet që po shkakton lufta në Ukrainë.
Në foto shfaqet nëna dhe djali, të cilët u vranë gjatë agresionit rus në Ukrainë.
Shumë vende e kanë mbështetur me armatime dhe ndihma humanitare përpjekjen e popullit ukrainas.
Sulmi ndaj Ukrainës është konsideruar gjerësisht nga bota demokratike si sulm ndaj arkitekturës së sigurisë së Evropës, ndërkohë që fuqitë e Perëndimit kanë marrë hapa dramatikë në përpjekje për të ndëshkuar Moskën me sanksione për agresionin e saj.



























