Në vijim të vizitës zyrtare në Gjermani, Kryeministri Edi Rama u prit sot në Berlin nga kancelari gjerman Olaf Scholz.

Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë, për të vijuar me një konferencë të përbashkët shtypi.

Kryeministri Rama ka pasur në Berlin një axhendë intensive takimesh me zyrtarë të lartë.

Kryeministri zhvilloi një takim me Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit, ndërsa më pas pati një takim bilateral me Frank-Walter Steinmeier, president i Gjermanisë.

Me ftesë të kancelarit të ri gjerman Olaf Scholz, Kryeministri Rama mbërriti dje në Berlin, për një vizitë zyrtare.