Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me Rovena Gashi, prokurore ne Prokurine e Pergjithshme. Gashi e cila po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e saj nuk eshte paraqitur ne seance. /r/n/r/nLulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, during a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC with the Prosecutor at the General Prosecutor's Office Rovena Gashi.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mazhoranca do bashkëpunojë me opozitën për zgjatjen e mandatit të procesit të Vetingut.

Në një intervistë televizive Rama tha se “zgjatja e mandatit të procesit të Vetingut nuk është ofertë e PS, është një domosdoshmëri e që lidhet me një proces të rëndësishëm kombëtar dhe shtetëror, ndërsa propozimet e PD janë ide të opozitës që meritojnë të respektohen duke u diskutuar dhe ne jemi gati ta bëjmë këtë deri këtu, por lidhje dhe kushtëzime mes të dyjave nuk ka sepse janë komplet gjëra të ndryshme” – tha Rama.

“Zgjatja e mandatit të institucioneve të vetingut është një proces i cili nuk vjen nga programi i PS dhe nuk është objektiv i qeverisë së dalë nga mandati i tretë. Zgjatja e vetingut vjen nga domosdoshmëri e vënë në pah nga partnerët tanë në reformën në drejtësi, SHBA dhe BE dhe nga gjithë ajo pjesë e shumicës që është angazhuar drejtpërdrejtë me aspekte të drejtësisë edhe të vazhdimit të reformës në drejtësi. Qysh në ditën e parë e kam thënë qartë që reforma në drejtësi ka katër faktorë: SHBA – BE – shumica qeverisëse dhe opozita. Ndërkohë që për propozimet e PD janë vetëm dy faktorë që duhet ti trajtojmë dhe që kanë mundësi të vendosim PS dhe PD. Pra, janë dy gjëra komplet të ndara nga njëra tjetra dhe s’ka oferta as kundër oferta. Zgjatja e mandatit të procesit të vetingut nuk është ofertë e PS është një domosdoshmëri e që lidhet me një proces të rëndësishëm kombëtar dhe shtetëror, ndërsa propozimet e PD janë ide të opozitës që meritojnë të respektohen duke u diskutuar dhe ne jemi gati ta bëjmë këtë deri këtu, por lidhje dhe kushtëzime mes të dyjave nuk ka sepse janë komplet gjëra të ndryshme”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe tek ecuria e Reformës në Drejtësi.

“Patjetër mund të bëjmë në çdo kohë bilanc, por unë mendoj që bilanci bëhet në fund. Megjithatë, mund të bëjmë bilanc. Unë mendoj që ka një problem themelor kur diskutojmë për reformën në drejtësi që mbase shumëkush ka menduar që kjo do të jetë e shpejtë që rezultatet do të vijnë shpejt, dhe që sa hap e mbyll sytë drejtësia në Shqipëri do të ndryshojë. Ky nuk është një problem i procesit të reformës, ky është një problem që lidhet me perceptimin për të cilin fola. Unë mendoj që reforma ka shkuar shumë mirë, është në rrugën e duhur, me të gjitha vështirësitë dhe goditjet, apo momentet jo fort të kënaqshme rrugës që janë të pashmangshme nga një proces reforme të tillë dhe të gjithë duhet ta kenë parasysh që një sistem drejtësie si ai që funksion sot në vende me demokraci të zhvilluar të cilave ne duam t’i bashkohemi nuk ngrihet sa hap e mbyll sytë. Dhe realisht 5 vjet janë sa hap e mbyll sytë për historinë e shtetit”, tha ai.

“Sa i përket radhës së gjërave është ndjekur radha e duhur. Unë nuk mendoj që Shqipëria humbi ndonjë gjë pse pastroi gjykatën Kushtetuese dhe për një periudhë nuk e kishte gjykatën Kushtetuese funksionale, sepse siç thotë një fjalë e urtë ‘më mirë djepi bosh se shejtani brenda’. Unë nuk mendoj se Shqipëria humbi dhe ne tani jemi duke menduar për të parë se si tani mund nga pikëpamja administrative, sa i takon shtetit të lehtësojmë sa të mundemi nga barra e dosjeve pafund që janë akumuluar atje në gjykata, gjithë këtë proces të ndërtimit të institucioneve të reja”, vijoi ai.

Po ashtu, Rama shtoi se Reforma në drejtësi është në rrugën e vet.

“Por nuk është pjesë e punës së përditshme të qeverisë, është pjesë e jona për të qenë aty kur duhet mbështetur, siç është rasti që duhet mbështetur në parlament zgjatja e mandatit te vetingut. Puna jonë është të realizojmë objektivat e mandatit të tretë dhe të bëjmë një pjesë të rrugës drejt asaj maja ku unë mendoj Shqipëria meriton të ngjitet në 2030. Ndaj jemi duke punuar, që me buxhetin e parë të mandatit të tretë për vitin 2022, do bëjmë disa lehtësime të rëndësishme dhe do vendosim fokus në disa objektiva të rëndësishme. Zerimi i tatimit mbi fitimin për të gjithë ata që kanë një pagë deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimi i tatim fitimit për ata me pagë deri në 500 mijë lekë të vjetra, thuajse përgjysmimi i tatim fitimit për ata që kanë pagë deri në 2 mln te vjetra janë lajme shumë të mira. Plus edhe rritja e pagave përsëri për mësuesit, mjekët, infermierët, për punonjësit e policisë dhe drejtuesit që shkojnë në zona të tjera, dyfishimi i ndihmës për nënat me tre fëmijë, dyfishimi i ndihmës ekonomike për gratë dhe vajzat e trafikuara apo që jetojnë vetëm, janë të gjitha pozitive mendoj”, tha Rama.

Rama: Bashkëpunimi me opozitën nuk është çështje personash

Në lidhje me bashkëpunimin me opozitën Rama tha se lidershipin e PD-së e zgjedhin anëtarët e PD-së.

“Qasja e re me opozitën nuk është çështje që lidhet me një person, apo me një grup personash por me domosdoshmërinë që kultura politike në Shqipëri të lehtësohet nga barra e rëndë e së shkuarës dhe nga pesha e rëndë e baltës që e ka karakterizuar në tërësi jetën tonë politike dhe bashkëjetesën politike. Kështu që nuk shoh pse duhet ta kemi këtë dilemë, është çështja e tyre se kush zgjidhet”, theksoi ai.

“Për mua është një fatkeqësi në zhvillim e sipër në PD që vërtet lë një shije të hidhur sepse katandisja e një partie e cila lindi si forca e re e shpresë dhe të ardhmes në një zonë të zymtë ku klith e shkuara, është vërtet për të ardhur keq dhe ka në vetëve një shëmti të madhe, po janë gjera që ndodhin për fat të keq”, tha Rama. /j.p/