Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila bën të ditur se ndërhyrjet delikate u realizuan nga dr. Andi Kaçani, dr. Selman Dumani, dr. Saimir Kuçi, me ekspertizën e lartë të profesorit austriak Gunther Laufer, një autoritet i rëndësishëm i kardiokirurgjisë evropiane.
“Realizohen ndërhyrje të veçanta në zemër me metoda miniinvazive për zëvendësimin e valvulës së aortës me proteza biologjike suturles të gjeneratës të fundit, të nivelit tepër të lartë, nga ekipi i kardiokirurgjisë i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i drejtuar nga prof. Arben Baboçi”, tha ministrja.
Manastriliu theksoi se, “shkëmbimi i eksperiencave me mjekë të spikatur për ndërhyrjet me metoda të avancuara, kanë ngritur në një nivel të ri shërbimin për ndërhyrjet në zemër në QSUT, ku mjekët tanë po vijojnë bashkëpunimin edhe për futjen e metodave të tjera inovative”.



























