Shqipëria do të luajë nesër në mbrëmje një nga dy sfidat më të rëndësishme të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ndaj Hungarisë, takim që do të zhvillohet në Budapest, në stadiumin “Pushkash Arena”.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Edy Reja dhe kapiteni Etrit Berisha kanë dalë në një konferencë për mediet ku kanë folur në lidhje me këtë sfidë.

Trajneri Reja, teksa iu përgjigj interesit të medieve shqiptare dhe atyre hungareze u shpreh se kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme për të mbajtur ëndrrën gjallë, teksa theksoi se skuadra dhe lojtarët kanë besim të lartë për të fituar nesër. Ai theksoi se skuadra se do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë ditën e nesërme për të marrë 3 pikët, teksa foli edhe për formacionin e nesërm.

Kapiteni i Kombëtares u shpreh se kjo skuadër mund të bëjë gjëra të mëdha, pasi këtë e kanë dëshmuar edhe në ndeshjen e fundit që zhvilluan ndaj Hungarisë, që i ka rritur edhe vetëbesimin. Ai theksoi se do të nisen drejt stadiumit nesër me të njëjtin ritëm si në ndeshjen e parë në Elbasan