Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një tjetër rekord të zi. Afërsisht 2600 të vdekur janë shënuar gjatë 24 orëve, kjo shifra më e lartë e arritur brenda 24 orëve në të gjithë botën.
Bilanci tragjik erdhi pasi presidenti i SHBA, Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kaluar pikun e pandemisë. Ai gjithashtu e vendosi Amerikën në një posicion të fortë për të hapur ekonominë.
Administrata e Trump ka shikuar si mundësi hapjeje datën 1 maj, ndërsa presidenti ka këmbëngulur se shumë shtete mund t’i kthehen normalitetit më herët.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në total ka 640 mijë raste dhe më shumë se 30 mijë të vdekur nga Covid-19.
Top Channel