bëjnë vetëm nëse dalin me fitim, pasi të bëjnë bilancin e tyre vjetor.
Konkretisht, ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”, parashikon që bilanci kontabël i kompanive, të dorëzohet brenda datës 31 mars të vitit pasardhës. Kësisoj, gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi parapaguan në llogarinë e organeve tatimore këstet tremujore të tatimit mbi fitimin, brenda datës 30 mars, për muajt janar, shkurt dhe mars; brenda datës 30 qershor, për muajt prill, maj dhe qershor; brenda datës 30 shtator, për muajt korrik, gusht dhe shtator, dhe, brenda datës 30 dhjetor, për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Në aktin normativ të miratuar nga qeveria, parashikohet që në nenin 1, tatimpaguesit, eksportues të mallrave në regjimin e përpunimit aktiv, të cilët në vitin 2022 kanë eksportuar jo më pak se 70 % të vlerës së përgjithshme të shitjeve, nuk do të paguajnë këstet që parapaguhen në muajt qershor, shtator dhe dhjetor të vitit 2023. Këto pagesa do t’i bëjnë vetëm nëse dalin me fitim në bilancin e fundvitit. Sipas Ibrahimajt, kjo do të rrisë likuiditetin e kësaj kategorie biznesi.
Ministrja Ibrahimaj iu kthye në fund edhe një herë çështjes së forcimit të lekut, duke shtuar se kjo i atribuohet turizmit, remitancave dhe forcimit të ekonomisë shqiptare.
“Dua të theksoj dhe një herë se rënia e kursit të këmbimit është një dukuri që interpretohet në të gjitha të ardhurat shtesë që jemi duke marrë për shkak të aktivitetit të zgjeruar të turizmit, ku shumica e turistëve të huaj vijnë me valutë të huaj, çka ka sjellë që disponueshmëria e valutës së huaj të jetë rritur ndjeshëm. Kjo është e dukshme dhe nga të dhënat e numri të turistëve që kanë hyrë, që është shumë më i ndjeshëm sesa vitet e shkuara. Të ardhurat në valutë kanë ardhur edhe nga rritja e remitancave. Por forcimi i monedhës vendase kundrejt euros vjen edhe si forcim i ekonomisë shqiptare”, përfundoi Ibrahimaj.
Rënia e euros, Ibrahimaj: Tregues i forcimit të ekonomisë, akti normativ ndihmon eksportuesit