Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi sot se aksi rrugor Librazhd-Përrenjas është i kalueshëm për automjetet.
Sipas ARRSH-së, si pasojë e reshjeve të shiut, përgjatë segmentit rrugor Librazhd-Përrenjas, pati rënie materiali (gurë dhe dhera) në trup të rrugës.
“Kontraktorët e mirëmbajtjes bënë menjëherë pastrimin e rrugës duke mos penguar trafikun”, deklaron ARRSH.
“Tashmë rruga është e hapur dhe trafiku vazhdon normalisht”, bën të ditur ARRSH.

























