Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga Rezidenca “Desaret” në Berat.
Kreu i Ekzekutivit e cilësoi këtë pikë agroturistike, një tjetër destinacion të këndshëm për të kaluar fundjavat.
“Rezidenca “Desaret” në Berat, një tjetër destinacion i këndshëm për të kaluar fundjavat nën shoqërinë e miqve apo të familjes”, shkroi Rama.
Ky biznes familjar ofron një mikpritje perfekte për vizitorët vendas dhe turistët e huaj.
“Një biznes familjar nga Zamira dhe Iliri, të cilët me mjaft përkushtim ofrojnë një mikpritje perfekte për turistët, me akomodimin dhe recetat e shijshme tradicionale”, vuri në dukje Rama.
Kjo pikë agroturistike ka një fasadë të zbardhur me ballkone prej druri dhe një ndërtim prej guri në katin përdhes, ku e kanë zanafillën fillimet e biznesit familjar. Ndërsa është restauruar dhe ngritur me mjeshtri duke ruajtur stilin tradicional të zonës së Beratit.



























