Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll (femrat), ka pësuar humbje të thellë të enjten mbrëma në Elbasan. Shqipëria humbi 5:0 nga Belgjika, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.
Lojtaret e Shqipërisë u mbajtën deri në minutën e 37-të, por më pas pranuan tre gola deri në fund të pjesës së parë.
Tine De Caigny shënoi në minutën e 37-të dhe të 43-të. Në minutën e 39-të realizoi Tessa Wullaert, që rrugën drejt rrjetës e gjeti edhe në minutën e 56-të.
Për 5:0 shënoi Jassina Blom në minutën e 79-të.
Shqipëria mbetet e katërta në grupin F ku është edhe Kosova. I ka shtatë pikë. Belgjika është e dyta me 16 pikë.



























