Zbardhet vendimi për rimbursimin e medikamenteve për personat me COVID dhe që ndiqen në banesë.
Sipas urdhrit të datës 19 nëntor të gjithë të prekurit me COVID-19 dhe që kanë një gjendje të lehtë deri të mesme të sëmundjes do të ndiqen në banesë dhe do të përfitojnë rimbursimin e ilaçeve dhe vitaminave në vlerën e 1650 lekë deri në 10900 lekë.
Sipas udhërit janë të përcaktuar edhe barnat për trajtim. Për të prekurit në formën e lehtë, Paracetamo, Aspirinë, Ibuprofen, Vitaminë C dhe D, Azithromycinë, Levofloxacin. Ndërsa një rast i moderuar përveç antibiotikëve dhe vidaminave mund të marrë edhe Azithromycinë 250 mg, Levofloxacin 500mg, Vitamina, Dexmethason 0.5 mg, Apixaban 5 mg, Rivaroxaban 15 mg. Dy të fundit merren vetëm në rastin kur personi i prekur me COVID-19 ka sëmundje bashkëshoqëruese.
Të dy skemat e trajtimit të pacientëve me COVID do të përfitojnë ilaçe falas vetëm për një muaj.
Mjeku i familjes pasi të ketë zgjedhur kategorinë Sars-cov 2 si dhe diagnozën COVID-19 forma e lehtë ose e mesme sipas udhëzimit mbi ndjekjen në shtëpi të rasteve me infeksionin e COVID-19 do të bëjë përshkrimin e barnave siç përcaktohet në udhëzim. Kohëzgjatja maksimale e trajtimi do të jetë jo më shumë se 1 muaj dhe nuk do të kalojë vlerën e rimbursimit të përcaktuar nga vendimi i Këshillit të Ministrave.



























