Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka përfunduar rinumërimin e votave për partitë në qarkun e Durrësit.

Pasi KAS i hapi rrugën kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim për rinumërimin e 108 kutive për qarkun e Durrësit, u krye procesi, nga i cili rezultoi se LSI nuk arriti rikuperimin e votave të nevojshme për marrjen e mandatit të kërkuar.

Pas rinumërimit të 108 kutive, anëtari i KAS, Koli Bele, tha se në përfundim të këtij procesi dhe hedhjes së të gjitha të dhënave për 108 qendrat e numëruara rezulton se nga totali i votave prej 33642 të tillash, “kemi një numër prej minus 60 vota më pak, ndarë respektivisht sipas partive”.

“Tre palët në proces kanë: LSI -1 votë, PD -38 vota dhe PS -26 vota nga rivlerësimi që u bë nga grupet e numërimit”, tha Bele.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi më 25 maj pranimin e kërkesës së LSI për rivlerësimin e votave për 108 kuti votimi për qarkun Durrës.

LSI kërkoi rinumërim pasi e kishte humbur mandatin e saj të parë në këtë zonë zgjedhore, për 136 vota.