Vatikani ka zgjeruar rregullat e tij për të parandaluar infeksionet me koronavirus, njoftoi sot Selia e Shenjtë.

Kushdo që dëshiron të vizitojë ‘Kishëzën Sistine’, me famë botërore për afresket e saj të Michelangelo-s, tani duhet të dëshmojë se është shëruar nga Covid-19 ose të vaksinohet, sipas një deklarate.

Në muzetë e Vatikanit, kopshtet e Vatikanit dhe rezidencën verore të Papës ‘Castel Gandolfo’, ky rregull hyn në fuqi që nga 10 janari.

“Punonjësit e Vatikanit tani duhet të mbajnë maska FFP2”, njoftoi Selia e Shenjtë.

Vatikani i bazon kufizimet e tij për koronavirusin në rregullat e vendosura nga qeveria italiane