Numri i personave të konfirmuar të vdekur pas disa tërmeteve shkatërruese në shkurt është rritur në 50 782 vetëm në Turqi, sipas shifrave të qeverisë.
“Mes tyre ishin rreth 7 300 shtetas të huaj”, tha ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu për transmetuesin “CNN Türk”.
Më 6 shkurt, dy tërmete të forta me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore.
Tërmetet shkaktuan vdekjen e mbi 57 000 personave në të dy vendet dhe më shumë se 2 milionë të tjerë mbetën të pastrehë, vetëm në Turqi.
Javën e kaluar, një stuhi në rajonin e prekur nga tërmeti, në Kahramanmaras dëmtoi tendat që strehonin të mbijetuarit, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe duke plagosur të paktën 50 të tjerë.