Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Edhe ditën e premte moti do të jetë i kthjellët.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03ºC në 17ºC, në zonat e ulëta nga 08ºC në 24ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 25ºC.
Era do të fryejë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndrësa forca e valëzimit në det 5 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Edhe ditën e premte moti do të jetë i kthjellët. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 17ºC dhe në zonat e ulëta nga 07ºC në 21ºC.