Nga 4,471 testime në vendin tonë janë shënuar 65 raste me koronavirus. Rastet e reja janë shënuar në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 6 raste në Sarandë, 5 raste në Fier, Elbasan, 4 raste në Shkodër, Vlorë, Vau i Dejës, Peqin, 2 raste në Has, Kavajë, 1 rast në Krujë, Korçë, Lezhë, Lushnje, Pogradec, Himarë, Kuçovë. Aktualisht janë 463 pacientë aktivë me virus në të gjithë vendin.

Tek Infektivi po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 175

Elbasan 64

Vlorë 43

Shkodër 40

Lezhë 34

Kukës 29

Fier 27

Berat 23

Durrës 11

Korçë 11

Gjirokastër 6./K.C/dritare.net