Rruga Polis – Babje në Librazhd është një aks i shumëpritur për banorët punëtorë të zonës, por edhe një mundësi e re për agroturizmin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo rrugë që shtrihet në gjurmën e vijës “Egnatia”.

Ky investim do të transformojë tërësisht këtë zonë dhe do e kthejë në një vend tërheqës për agroturizmin.

Rruga Polis – Babje në Librazhd krijon lehtësi të transportit, nxit zhvillimin bujqësor, përmirëson konektivitetin dhe sjell siguri në qarkullim.

Rruga kalon në një natyrë piktoreske me potencial për zhvillimin turistik si dhe me mundësi për aktivitetet rekreative, hipizëm dhe kamping.

Rruga e re sjell nxitje të ekonomisë dhe krijon lidhje me rrjetin rrugor urban duke inkurajuar zhvillimin rajonal dhe kohezionin.