Kompania ruse e energjisë “Gazprom” ka njoftuar se ka ndaluar plotësisht dërgesat e gazit natyror në Holandë.

Në një deklaratë me shkrim nga “Gazprom”, thuhet se kompania holandeze e gazit natyror “GasTerra” nuk ka bërë pagesën e nevojshme në rubla për dërgesat e gazit rus.

Duke theksuar se pagesat për gazin rus duhet të bëhen në rubla që nga 1 prilli, në deklaratë njoftohet se dërgesat e gazit në Holandë janë ndërprerë sot plotësisht.

Sipas deklaratës, ndërprerja e furnizimit nga data 31 maj deri më 1 tetor, kur përfundon kontrata aktuale, do të thotë se vendi nuk do të jete në gjendje të blejë 2 miliardë metër kub gaz natyror.

Më herët, “Gazprom” ndaloi dërgesat e gazit natyror në Poloni, Bullgari dhe Finlandë me arsyetimin se nuk kishin paguar në rubla