Ministeriali Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore qe zhvillohet prej mëngjesit të së premtes në Selanik është fokusuar siç pritej tek bashkëpunimi rajonal sidomos në sektorët e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik për lehtësimin e proceseve të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Duke shprehur rendësinë e ministerialit në fjalë, Xhaçka ka theksuar gjithashtu se ky bashkëpunim ndërajonal merr një kuptim të veçantë në kushtet e luftës në Ukrainë dhe krizës energjetike.
Ndërsa ka prezantuar vullnetin e Shqipërisë për të marrë presidencën e nismës rajonale SEECP për periudhën 2024- 2025, kryediplomatja shqiptare ka vlerësuar rolin e Greqisë në mbështetjen e saj ndaj Tiranës dhe Shkupit në rrugën e integrimit, por edhe bashkëpunimit me Shqipërinë në sektorë të ndryshëm.
Me interes të madh pritet samiti i mbrëmjes së liderëve të vendeve të Europës Juglindore, midis tyre dhe kryeministri Rama, nën kryesinë e kryeministrit Mitsotakis si dhe pjesëmarrjes së kancelarit Sholz dhe presidentit të Këshillit Europian Carles Mishel.
Top Channel



























