Votuesit e Sanremos nuk ishin të vetmit ata që përjetuan të dridhura këtë të shtunë, më 5 shkurt. Me sa duket, edhe ndjekësit në rrjet kanë përjetuar jo më pak.

Ndonëse është ende shumë herët për të folur, mes 9 këngëve zyrtare që do të jenë pjesëmarrëse në ‘Eurovision Song Contest 2022’, agjencitë e basteve kanë nxjerrë Mahmood & Blanco si favoritët për të fituar edhe Eurovisionin.

Kënga e tyre “Brividi” – një baladë bashkëkohore e dy burrave që përjetojnë të dridhura zemre – tashmë është ngjitur në vendin e pestë në tabelën virale të Spotify, duke dëshmuar kështu se kënga është pëlqyer në masë, edhe përtej kufijve.

Favoritja e dytë, për momentin është Polonia, sipas Wiwibloggs. Fansat janë shumë entuziastë për këngën “River” të Krystian Ochman. Mjafton një udhëtim i shpejtë në YouTube dhe sheh vlerësimet maksimale për zërin e jashtëzakonshëm të tij.

Në Top 3 për momentin është Amanda Tenfjord e Greqisë.

Këngëtarja dhe tekstshkruesja, e lindur në Greqi, por e rritur në Norvegji, ka pasur sukses në toplistat norvegjeze, falë ritmeve folk-indie të këngës, e cila vjen edhe me një theks të polonishtes nordike.

Tenfjord tha së fundi për revistën ‘Gala’ në Greqi se kënga pjesëmarrëse në Eurovizion është kënga më e preferuar që ajo ka shkruar ndonjëherë.

Ndërkohë, Australia është aktualisht favorite në vend të katërt, shkruan më tej faqja zyrtare e Eurosong, Wiwibloggs.