Sipas një raporti të publikuar nga Departamenti amerikan i Punës, ka patur një rënie modeste të kërkesave për përfitime të papunësisë për herë të parë në SHBA në javën që përfundon më 25 dhjetor.
Raporti tregoi se, kërkesat fillestare për përfitime të papunësisë ranë në 198,000, një rënie prej 8,000 nga niveli i rishikuar i javës së kaluar prej 206,000.
Kjo rënie e përkohshme i befasoi ekonomistët, të cilët prisnin që kërkesat për ndihmë ekonomike të rriteshin deri në 208,000 nga 205,000 që ishin raportuar fillimisht për javën e kaluar.
Departamenti i Punës raportoi se, mesatarja lëvizëse më pak e paqëndrueshme e katër javëve ra gjithashtu në 199,250, një rënie prej 7,250 nga mesatarja e rishikuar e javës së kaluar prej 206,500.
Pas rënies, mesatarja lëvizëse e katër javëve regjistroi nivelin më të ulët të saj duke arritur në 199,250 në javën që përfundon më 25 tetor.
Kërkesat e vazhdueshme, lidhur me numrin e personave që marrin ndihmë të vazhdueshme ekonomike për papunësinë, gjithashtu ra me 140,000 në 1.716 milionë në javën që përfundon më 18 dhjetor, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2020.
Mesatarja lëvizëse katërjavore e kërkesave të vazhdueshme për ndihmë ekonomike shënoi gjithashtu nivelin më të ulët të epokës së pandemisë prej 1,859,500, një rënie prej 59,500 krahasuar me mesataren e rishikuar të javës së kaluar prej 1,919,000.
Ekonomistët aktualisht presin që punësimi të rritet me 400,000 vende pune në dhjetor, pas rritjes me 210,000 vende pune në nëntor. Shkalla e papunësisë pritet të bjerë në 4.1 për qind nga 4.2 për qind.

























