Uragani ”Henri” po lëviz sot drejt bregut lindor të SHBA-së, ndërsa shtetet në verilindje po përgatiten për një stuhi me një forcë që nuk është parë në rajon për dekada të tëra.
”Henri’ po lëviz me një shpejtësi prej 30 kilometrash në orë dhe shpejtësi të erës deri në 120 kilometra në orë”, sipas Qendrës Amerikane të Uraganëve në Miami.
”Henri’ pritet të zbresë në Long Island ose jug të New England sot pasdite ose në mbrëmje”, parashikoi qendra.
Uragani mund të prekë edhe pjesë të Massachusetts, Rhode Island dhe Connecticut.
Megjithëse uraganët janë të zakonshëm në këtë kohë të vitit në SHBA, ata zakonisht godasin më në jug.
”New York Times” raportoi se ”Henri” do të ishte uragani i parë që godiste këtë pjesë të New England në 30 vjet.
Paralajmërime për përmbytjet janë lëshuar për më shumë se 35 milionë banorë.
Henri pritet të humbasë shpejtësinë pasi godet Tokën.



























