Këtë të shtunë (26 shtator) është shënuar e rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit jan kryer 811 testime prej të cilave 108 kanë rezultuar pozitiv. Të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:

40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në  Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.

Fatkeqësisht kanë humbur jetën 2 persona të tjerë duke e çuar numrin total të viktimave në 375. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë, një 62 vjeçar nga Kurbini dhe një 68 vjeçar nga Librazhdi,  me sëmundje bashkëshoqëruese.

Të shëruar – 88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Situata në spitalet COVID paraqitet e njëjtë ku aktualisht janë të shtruar 179 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.