Të paktën 227 persona kanë mbetur të vdekur pas një tërmeti me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter që goditi Haitin mëngjesin e së shtunës. Njoftimi është bërë nga shërbimi i mbrojtjes civile të vendit.
“Ka shumë njerëz që vijnë – shumë njerëz,” tha një administrator në Hopital Saint Antoine për CNN. “Ne nuk kemi furnizime të mjaftueshme.”
“Spitali ka ngritur tenda në oborrin e tij, tha administratori.
Tërmeti ishte rreth 12 kilometra (7.5 milje) në verilindje të Saint-Louis-du-Sud dhe 10 kilometra i thellë, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS).
“Ka raporte për dëme të konsiderueshme në shtëpi, rrugë dhe infrastrukturë,” tha zëdhënësja e Kryqit të Kuq Amerikan Katie Wilkes.



























