Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Kaka tashmë i ka hyrë rrugës së trajnimit. Në këtë mënyrë, braziliani do të ndjekë modelin e ish-yjeve të lojës duke provuar veten në një eksperiencë të re dhe krejt unike.

Kaka po kryen edhe licensat e nevojshme që te arrijë kualifikimin e duhur dhe së fundmi ai ka nisur punën për t’u pajisur me licencën A, nje kurs që zhvillohet pranë zyrave të Federatës Braziliane.

Kjo detyrë nuk mund te fitohet vetem me anë të kualifikimeve teorike por edhe ato praktike e si rrjedhojë ish-lojtari i Milanit dhe Realit të Madridit do hedhë hapat e para si trajner në klubin ku u bë i famshëm, Sao Paolo.

Kështu, në ditët në vijim ai do të jetë vëzhgues në pjesën e praktikës, por edhe do të zbresë vetë në fushë në rolin e ri, për të ndihmuar në përgatitjen e ndeshjeve të skuadrës si pjesë e rrugëtimit të tij derisa të marrë licencat që ta lejojnë të drejtojë në elitën e futbollit brazilian e jo vetëm.