Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar pasditen e së enjtes në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Nartës, ku një automjet tip ‘Benz’, që shërbente si taksi është përplasur me shtyllën.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona mes të cilëve 2 fëmijë të moshës 13 dhe 6 vjeç.
Tri ambulanca dhe zjarrfikësja kanë qenë në vendngjarje për t’iu ardhur në ndihmë të aksidentuarve.
Drejtuesi i taksisë është shoqëruar nga policia në spital, ku më pas do të merret në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit pasi rezultonte se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

























