Douglas Costa është shumë i mërzitur nga kjo periudhë e koronavirusit, e cila ka paralizuar çdo aktivitet ashtu si edhe futbollin. Në një komunikim ‘live’ në instgram me një  këngëtar brazilian futbollisti i Juventusit është shprehur se ‘shpreson që kampionati të fillojë sa më shpejt, ndoshta brenda një muaji’.

Ndërkohë në komunikimin që pati me këngëtarin Tohi, Douglas më tej deklaroi: “Unë po stëritem çdo ditë, por nuk e di se çfarë mund të bëj më tani në shtëpi.

Douglas Costa është ende në Brazil, pasi mbërriti nga Torino më 21 mars pas shpërthimit të koronavirusit përtej Adriatikut: “Unë jam në shtëpi me familjen time, kaloj shumë kohë me të dashurit e mi”./shqiptarja/