Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1,674,093 vaksinime në gjithë vendin.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së mërkurës shifrat e vaksinimit në total.
Ndërkohë, ministrja informoi se vetëm ditën e sotme janë kryer 8,503 vaksinime.
Ditën e hënë mbërritën në Rinas edhe 31,590 doza vaksine Pfizer, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave antikovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë.
Krahas pikave të përqëndruar dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit.

























