Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 1 109 785 vaksinime.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së enjtes shifrat e vaksinimit në total deri ditën e sotme.
Ministrja bëri me dije se ditën e sotme janë kryer 14 332 vaksinime kundër koronavirusit.
Prej të hënës në vendin tonë ka nisur java e vaksinimit të hapur për moshën +18 vjeç.
Shqipëria ka administruar deri tani 1,611,550 vaksina.