Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, kreu i delegacionit të BE-së, Soreca ndanë mesazhet e tyre me rastin e zgjedhjes së Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ambasadorja Kim: SHBA presin të punojnë me Shqipërinë edhe më ngushtësisht në rajon dhe në botë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim përcolli urimet e saj.

“Historia u shkruajt: urime Shqipërisë për zgjedhjen për herë të parë në histori në Këshillin e Sigurisë së OKB. SHBA mirëpresin të punojnë me Shqipërinë edhe më ngushtë në rajon dhe në mbarë botën. Urime!”, shkruan ambasadorja Kim.

Soreca: Ditë historike për Shqipërinë

Ambasadori i delegacioni të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca e ka konsideruar ditë historike për Shqipërinë zgjedhjen e saj, si anëtare jo e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Ditë historike për Shqipërinë dhe popullin e saj. Urime për zgjedhjen si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, 2022-2023. Presim të punojmë edhe më afër së bashku në adresimin e çështjeve globale”, shprehet ambasadori Soreca.