Në Nion të Zvicrës është hedhur, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2022 për ekipet kombëtare U-19.
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se, Shqipëria është pjesë e grupit të shtatë, ku do të përballet me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Këto ndeshje do të luhen gjatë periudhës gusht-nëntor 2021”, thekson FSHF.
Ndërsa finalet do të luhen në pranverën e vitit 2022, bën të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.
Sllovakia, si vendi pritës, do të shkojë direkt në finalet e këtij turneu.