Mes Shqipërisë dhe Kosovës është nënshkruar marrëveshja që shqiptarët të kalojnë kufirin pa qenë nevoja e regjistrimit në pikat e policive kufitare.
Nga data 1 qershor deri më 30 Shtator për çdo fundjavë dhe në ditë festash kombëtare, qytetarët shqiptarë dhe ata të Kosovës, do ta kalojnë kufirin, pa qenë nevoja e regjistrimit në pikat e policive kufitare.
“Kryeministri është dakord me mua që në këtë sezon është e palejueshme dhe e pajustifikueshme që të kemi më probleme të natyrës që kemi pasur deri vjet apo vitet e tjera dhe radhë të pafundme për shkak të kontrolleve një për një të makinave që vijnë drejt Shqipërisë”, tha Edi Rama.

























