Është hera e parë që në Britani, shqiptarët hynë në dhjetë vendet e para, ndër shumë komunitete të huaja që jetojnë në ishull, për numrin e lindjeve nga prindër jo-britanik.
Sipas këtyre statistikave për lindjet vjetore, Shqipëria është në dhjetë vendet e para në Angli dhe Uells, ndërkohë që në vend të parë janë rumunet.
Shifrat për Anglinë dhe Uellsin kanë shënuar rënie të konsiderueshme te lindshmërie gjate dekadës së fundit. Pavarësisht parashikimeve për një boom në lindshmëritë gjate pandemisë , nisur nga fakti se çiftet ishin të detyruar të qëndronin nëpër shtëpi, shifrat tregojë se lindshmëria ra në nivelet më të ulta.
Gjate dy dekadave të fundit numri i shqiptarëve qe kane përzgjedhur Britaninë si vendin e tyre të preferuar është rritur ndjeshëm, një pjese shume e madhe pa dokumentar, një pjesë tjetër qe kane përfituar nga kërkesat për azil apo amnistia. Momentalisht është e vështirë të thuash se sa është shifra e komunitetit shqiptare qe jeton ne Britani, edhe pse shumica është e përqendruar ne Londër, por vitet e fundit shqiptaret janë shpërndarë në të gjitha pjesët e ishullit dhe qytete kryesore ne Anglinë qendrore dhe në Skoci.
Por një pjesë e konsiderueshme shqiptarësh jetojnë në të zezë dhe te paregjistruar duke e bërë e pamundur numrin e saktë të shqiptarëve që jetojnë ne ishull, por padyshim ajo është në disa qindra mijëra syresh, dhe gjithnjë e ne rritje.



























