Sulmi i ri kibernetik i udhëhequr nga Kina në SHBA, “Hakerat e Dragoit”, duke shfrytëzuar një boshllëk në Microsoft Cloud, goditën një seri llogarish të postës elektronike të paklasifikuara të qeverisë.

Hakerimi u zbulua muajin e kaluar pasi qeveria amerikane identifikoi një defekt në sigurinë e Microsoft Cloud.

“Ne kontaktuam menjëherë Microsoft-in për të gjetur burimin dhe cenueshmërinë në shërbimin e tyre Cloud”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adam Hodges.

Numri i llogarive të postës elektronike amerikane që besohet se janë prekur deri më tani është i kufizuar dhe sulmi dukej i shënjestruar, megjithëse një hetim i FBI-së është në vazhdim.

Pentagoni, komuniteti i shërbimeve sekrete dhe llogaritë e postës elektronike ushtarake nuk duket se janë prekur.