Përbërësit: lëng peshku 1.5 litra, patate 2-3 kokrra, karota 3-4 copë, mashurka 8-10 copë, selino, vaj 3-4 lugë gjelle, domate 2 kokrra, kripë, piper, dafinë, majdanoz.
Patatet, karotat, mashurkat dhe selinoja, pastrohen e priten në copa kubike. Në tenxhere me vaj kavardiset qepa e grirë hollë, pastaj shtohen karrota, selino, mashurka, pak miell dhe pasi kavadisen shtohen domate të freskëta të cilave u është pastruar lëkura.
Lëngu i peshkut i përgatitur më parë dhe i kulluar, i hidhet përzierjes dhe lihet të marrë valë. Shtohen patatet dhe lihen të ziejnë rreth 10-15 minuta, derisa të jenë gati.Gjatë zierjes hidhet një fletë dafine.
Supa rregullohet me kripë, piper e majdanoz. Gjatë vendosjes në pjatë hidhen copa tul peshku të zier. Besojmë se tashmë e kuptuat si duhet të jetë receta perfekte.