Policia e Shtetit bën të ditur se si rezultat i kontrolleve të strukturave të Policisë Rrugore gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
“Janë pezulluar 52 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 3 për qarkullim në sens të kundërt. Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1343 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe për parkime të gabuara”, thuhet në deklaratën e Policisë.
Policia e Shtetit nisur dhe nga fakti se ka akoma fluks të shtuar në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe kthim, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparatë fotografik

























