Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer sot 142 kontrolle dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorët e biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme.

Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit.

“Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 25 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobe për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore”, bën të ditur AKU.

“Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 2 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme”,  thekson AKU. /