Simptomat afatgjata COVID-19 shfaqen në 14% të të infektuarve dhe zgjasin mesatarisht katër muaj, sipas një studimi të botuar në revistën “Jama Network Open”.
Studimi krahasoi të dhëna nga 641 individë me sëmundje të frymëmarrjes, por negativ për Covid me 243 vullnetarë që ishin të infektuar.
Në të gjitha rastet, u vunë re ndryshime në rrahjet e zemrës, ritmit të gjumit-zgjimit dhe aktivitetit fizik, por këtyre parametrave u duhet shumë më tepër kohë që të kthehen në normale tek ata që preken nga Sars-Cov-2.
Mesatarisht, rrahjet e zemrës në pushim në pacientët me Covid kthehen në normale pas dy muajve e gjysmë, në aktivitet fizik pas një muaji, ndërsa ritmi i zgjimit dhe gjumit rregullohet rreth ditës së 24-të nga diagnoza.
Te personat me “Covid afatgjatë”, në 14% të kampionit të marrë në konsideratë, simptomat zgjasin shumë më gjatë, me rrahjet e zemrës që mbeten më të larta se normalja për katër muaj.
Sipas studimit, personat me formën kronike të sëmundjes zakonisht kanë simptoma më të rënda në fillim, sesa ata që nuk e zhvillojnë atë.
Të dhënat e studimit sugjerojnë se ashpërsia e simptomave fillestare, duke filluar me ndryshimin e rrahjeve të zemrës, mund të përdoret për të parashikuar se sa kohë do t’i duhet pacientit për t’u shëruar nga infeksioni.


























