ATSH/ Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vlerësuar në mbledhjen e sotme që të qëndrojnë në fuqi të njëjtat masa edhe për dy javë të tjera për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në konferencën e Komitetit Teknik të Ekspertëve lidhur me situatën dhe masat për përballimin e pandemisë kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, theksoi se “ka një tendencë ulje që me sa duket është deri diku e qëndrueshme”.

“Komiteti Teknik mendon që këtë shifra janë si rezultat i masave efikase dhe një tendencë poziitve që është vënë re në popullatë me respektimin e masave”, u shpreh ajo.

“Ka një përmirësim të lehtë të zbatimit të masave nga qytetarët, por që nuk është në nivelet e dëshiruara. Komiteti ka vendosur që masat kanë qenë të efektshme dhe të mbeten në të njëjtin nivel edhe për dy javë të tjera”, – tha Rakacolli.

Masat aktuale në fuqi janë:

– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania).
– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).
– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online në zonat e riskut të lartë.
– Universitetet vijojnë online.
– Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe