Kjo është e disata ditë radhazi, që në vendin tonë nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit. Ky është një lajm i mirë, me hapjen e sezonit turistik dhe pritjen e shumë turistëve në vendin tonë.

Po ashtu edhe numri i infektimeve mbetet në nivele të ulëta. Në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 9 raste të reja m covid, duke e çuar në total numrin e infeksioneve që nga fillimi i pandemisë në 132,360. Ndërsa numri total i viktimave llogaritet 2,451.

Janë kryer 3,340 testime dhe rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 4 raste në Tiranë, Shkodër, 1 në Vlorë. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,566 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (3 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 9

Të shëruar në 24 orë 45

Të shtruar në spitale 31

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3,340

Testime totale 730,079

Raste pozitive 132,360

Raste të shëruara 129,566

Raste Aktive 343

Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 106

Shkodër 63

Korçë 55

Berat 33

Lezhë 24

Elbasan 22

Gjirokastër 11

Vlorë 11

Durrës 5

Dibër 5

Kukës 4

Fier 4