Pjesa perëndimore, veriore dhe qendrore e Sllovenisë është prekur nga një stuhi e fuqishme duke shkaktuar përmbytje në shkallë të gjerë.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, i cili që nga mbrëmja e djeshme ka shkaktuar probleme në disa pjesë të Sllovenisë, ekipe të shumta zjarrfikëse janë në terren gjatë gjithë natës.

Sipas të dhënave të Administratës për Mbrojtje dhe Shpëtim, në 12 orët e fundit janë regjistruar më shumë se 1.000 incidente, ndërsa në ndihmë kanë dalë zjarrfikësit nga 168 njësi zjarrfikëse. Banorët nga tre kampe u evakuuan.

Administrata e Mbrojtjes dhe Shpëtimit njoftoi se përmbytjet kanë prekur edhe fushat Koroška dhe Zgornja Savinjska. Shumë rrugë janë mbyllur në rajonin Kurska për trafik, lumenjtë tashmë kanë dal nga shtretërit e tyre, shumë shtëpi dhe bodrume janë përmbytur dhe janë shkaktuar shumë rrëshqitje dheu.

Komuna e Solçavës aktualisht është e shkëputur nga pjesa tjetër.​​​​​​​