Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca uroi sot deputetët e Kuvendit si dhe kryetaren e re, Lindita Nikolla.

Përmes një reagimi Soreca u shpreh se, roli i Parlamentit është kyç për pranimin në BE dhe se BE pret që të gjithë anëtarët e Parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin, një përparësi gjithëpërfshirëse për njerëzit.

“Urime anëtarëve të Kuvendit të ri shqiptar dhe Kryetares së re, Lindita Nikolla. Roli i Parlamentit është kyç për pranimin në BE. Ne presim që të gjithë anëtarët e Parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin, një përparësi gjithëpërfshirëse për njerëzit”, deklaroi ai.