Xherdan Shaqiri nuk mjafton për Zvicrën. Spanja është gjysmëfinalistja e parë e Euro 2020, me La Rojan që mposhti përfaqësuesen helvete pas goditjes së penalltive me shifrat totale 4-2.
La Roja kaloi shumë shpejt në avantazh që në minutën e 8-të me autogolin e Zakarias, që ishte i pafat në devijimin e Jordi Albas. Por edhe pse Spanja kishte një marsh më shumë në këtë ndeshje Zvicra e Petkovic u mbajt fort dhe në minutën e 68-të Seferovic përfitoi nga gabimet në mbrojtje të spanjollëve duke i servirur Xherdan Shaqirit një asist perfekt me futbollistin e Liverpool që mposhti Unai Simon.
Megjithatë sfida për Zvicrën u kthye në një malore në minutën e 77-të kur Remo Freuler u ndëshkua menjëherë me karton të kuq për një ndërhyrje të rëndë. Pavarsisht ofensivës spanjolle në minutat e mbetura dhe në shtesë, Sommer u shfaq në lartësinë e duhur duke e çuar ndeshjen te penalltitë aty ku Oyarzabal realizoi penalltinë vendimtare që çoi skuadrën e Luis Enriques në gjysmëfinale.
Top Channel