Spanja e ka mbyllur fazën e grupeve me fitores të thellë ndaj Sllovakisë (5-0), në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Euro 2020.
Në minutën e 10-të Koke u rrëzua në zonë, por pas rishikimit të VAR, u vendos për penallti.
Nga pika e bardhë gjuajti Alvaro Morata, por Dubravak priti goditjen e sulmuesit spanjoll.
Spanja nuk u ndal edhe pse humbi penalltinë, duke vazhduar me raste.
Në minutën e 29-të Pablo Srabia harkon bukur, topi por nuk goditet nga asnjëri prej sulmuesve, duke shkuar ngjitur me shtyllën.
I njëjti lojtar gjuan bukur në minutën e 30-të, ku goditi shtyllën, ndërsa topi shkoi lartë, por u kthye sërish drejt portës. Ishte pikërisht Dubravka që në vend ta largojë në këndore, e futi topin në portën e tij për 1-0.
Kur pritej që skuadrat të shkonin në pushim, doli në skenë Ameryc Laporte që shënoi për 2-0.
Spanja e dominoi ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa edhe në të dytën nuk u ndal.
Në minutën e 56-të, Jordi Alba dërgoi në top në zonë, ku Pablo Sarabia gjuan bukur për të shënuar për 3-0.
Spanja vetëm vazhdonte me sulme, ndërsa i posa futuri në lojë, Ferran Torres me prekjen e parë shënoi për 4-0.
Kritikat në në dy ndeshjet e para duket se i kishin bërë mirë Spanjës, pasi erdhi edhe goli i pestë.
Zhvillohej minuta e 71-të, kur Juraj Kucka shënoi në portën e tij, pas një goditje me kokë të Pau Torres.
Deri në fund edhe pse kishte raste nga spanjollët, ndeshja u mbyll 5-0, duke bërë që Spanja të shkojë tutje si e dyta e grupit. /Telegrafi/
Top Channel