Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ishte sot në Tetovë, Maqedoni e Veriut, ku mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8, një nga projektet infrastrukturore me rëndësi gjeostrategjike për të dy vendet dhe jo vetëm.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe lideri i BDI, Ali Ahmeti.

Spiropali ndau në rrjetet sociale një foto me Kovačevskin dhe Ahmetin, teksa theksoi se Korridori 8, është një projekt madhor infrastrukturor që afron dy popujt dhe dy vendet tona.

“Foto e Ditës. Me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Liderin e BDI, Ali Ahmeti, pas një ceremonie të gëzueshme për vendosjen e gurthemelit të Korridorit 8, një projekt madhor infrastrukturor që afron dy popujt dhe dy vendet tona”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.