Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi zhvilloi sot një komunikim online me Nick Thijs, ekspert politikash në shërbimet publike dhe reformat administrative në OECD.

“Diskutuam mbi hapat që kemi marrë për të hartuar standardet e shërbimeve publike në Shqipëri dhe mbi eksperiencën ndërkombëtare në këtë sektor”, tha Ekonomi.

Ministrja bëri të ditur se, “Shqipëria po avancon shpejt dhe OECD është e gatshme të asistojë në proceset në vazhdim, për të monitoruar nivelin e standardeve dhe eficiencën e shërbimeve publike ku në qendër janë qytetarët dhe bizneset”.