Street Dance vijon aktivitetet e të rinjve , ku 100 – ndra të rinj kanë mbushur sheshin para stadiumit ” Elbasan Arena”, duke performuar street dance. I kudo ndodhur në të gjitha aktivitetet që po organizohen në qytet, kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja ka uruar edhe të rinjtë në këtë ditë feste.

“Krenar për të rinjtë e Elbasanit, që janë aktiv në cdo event. Kemi disa vite që ndjekim street dancin, një model i ri i sportit i ndërthurur me kërcimin. Ju falenderoj që na e keni bërë Elbasanin kaq të bukur, jetën shumë të bukur, dhe jo vetem sot.

Jam i bindur se me ardhjen e pranverës do të hapim siparin e aktiviteteve në Elbasan. Elbasani është kryeeqyteti i ditës së verës, ne e kemi traditën tonë të festimit”, tha z. Llatja.

Ky aktivitet është shoqëruar edhe me ngritjen e balonave në qiellin e qytetit të Elbasanit, si simbol i paqes, mirësisë për qytetin.